Dy ditët e ardhshme në Kosovë, reshje të dobëta bore

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore. Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s./21Media

Back to top button