Dy fëmijët e goditur nga vetura në Pejë, të lënduar rëndë njëri është dërguar në QKUK

(Lajm i përditësuar)


Dy fëmijët e goditur nga vetura në Pejë, të lënduar rëndë, njëri është dërguar në QKUK

Drejtuesi i veturës që goditi dy fëmijë në Pejë është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se fëmijët kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.


Vetura godet dy fëmijë në Pejë

Dy fëmijë janë goditur sot nga një veturë në Pejë. Për rtv21.tv rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Të lënduarit sipas Rugovës, të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova./21Media

Back to top button