Dy festa e dy torte për tre vjetorin e Hanës!
Dje, vajza e reperëve, Mozzik dhe Loredana ka festuar ditëlindjen e tretë.
Hana është vajzë me fat, sepse prindërit e saj i kanë përgatitur dy festa për ditëlindje.
Së pari, Mozzik ka publikuar videon, ku shihet Hana shumë e lumtur pranë një torteje me personazhin më të dashur për fëmijë ”Minnie Mouse”.
”Hana shpresoj të mbetesh pergjithmone kështu si je. Omg sa inteligjente dhe tepër i sigurt mund të jesh me 3 vjet. U zemra dhe shpirti im, të dua shumë Hana”, ka shkruar Loredana.
Reperja ka përgatitur një surprizë tejet të veçantë, me ç’rast personazhin kryesor të ditëlindjes e kanë pasur princeshat.


Mozzik dhe Loredana ka kohë që janë ndarë, ndërsa sa i përket jetës profesionale, projekti i tyre i fundit së bashku është ”Imeer wenn es regnet” i cili është publikuar më 23 shtator./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?