Dy foshnja vdiqën nga i ftohti

Dy foshnja kanë vdekur nga të ftohtit pasi bora e madhe dhe temperaturat e ulta goditën kampet e personave të zhvendosur në Sirinë veriperëndimore.
Një zyrtar i OKB-së i tha agjencisë së lajmeve AFP se vajzat, njëra shtatë ditëshe dhe tjetra dy muajshe kishin vdekur në provincën Idlib.
Rreth 2.8 milionë njerëz kanë kërkuar strehim në bastionin e opozitës pasi u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës civile dhjetëvjeçare të vendit.
Shumë jetojnë në tenda të vjetruara pa rroba dhe ngrohje, transmeton rtv21.tv.
OKB-ja ka paralajmëruar se situata po përkeqësohet për shkak të një rënieje të rëndë ekonomike në Siri që ka parë dyfishimin e çmimeve të ushqimeve brenda një viti, si dhe mungesën e fondeve për të ofruar ndihmë dimërore dhe rritjen e nevojave.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se foshnjat, vdekja e të cilëve u raportua të martën, kishin qëndruar në kampe në zonat al-Ziyara dhe al-Sheikh Bahr, në veri të qytetit Idlib. Grupi i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar shtoi se një djalë një muajsh kishte vdekur gjithashtu për shkak të të ftohtit në një kamp në Jarablus, në provincën fqinje Aleppo, më 23 janar.
Një tjetër fëmijë u vra ndërkohë në zonën Qastal Miqdad më 18 janar pasi bora shkaktoi shembjen e çatisë së çadrës së tyre.
Sipas OKB-së, 287 kampe për personat e zhvendosur në Idlib dhe Aleppo janë prekur nga reshjet e borës, përmbytjet dhe erërat e forta si rezultat i stuhive që goditën rajonin më 18, 19 dhe 25 janar. Bora ka shkatërruar të paktën 935 tenda dhe ka dëmtuar më shumë se 9,500 të tjera./21Media

Back to top button