Dy foshnje me COVID-19 në Neonatologji

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Neonatologjisë janë duke u trajtuar dy foshnje të infektuara me virusin.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 32 pacientë dhe 1 në Mjekim Intensiv
Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë./21Media

Back to top button