Dy fshatra të Mitrovicës mbesin pa ujë të pijshëm

Dy fshatra të Mitrovicës kanë mbetur pa ujë të pijshëm, si pasojë e një prishjeje të shfaqur.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Njoftojmë banorët e fshatit Kqiq, një pjese të Shupkofcit dhe Lagjes te Stacioni i Vjetër në Frashër se, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor të ujit (Ø280 mm), është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Më tej, ata kanë bërë të ditur se punimet për sanimin e defektit do të fillojnë nesër.

Back to top button