Dy gra të vrara dhe dhjetra të plagosur nga bombardimet në fabrikën e çelikut Azovstal
Dy gra janë vrarë dhe rreth 10 persona janë plagosur ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Komandanti ukrainas, Svyatoslav Palamar i tha një gazete ukrainase se trupat e dy grave ishin nxjerrë poshtë rrënojave ndërsa sulmet ajrore të Kremlinit mbi uzinë vazhdojnë.
Palamar tha për Ukrayinska Pravda: “Një sulm masiv në uzinën Azovstal është duke u zhvilluar, i mbështetur nga automjete të blinduara dhe tanke, me përpjekje për të zbritur duke përdorur varka dhe një numër të madh këmbësorie. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zmbrapsur këtë sulm, por ne po bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për evakuimin e civilëve”, tha ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?