Dy gra u vranë në Zaporizhzhia

Dy gra vdiqën dhe të paktën pesë persona të tjerë u bllokuan në rrënoja pasi raketat ruse goditën ndërtesat në qytetin Zaporizhzhia, në Ukrainën jugore të enjten herët, tha Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale.
“Shumë njerëz u shpëtuan. Mes tyre është edhe një vajzë 3 vjeçare. Fëmija u shtrua në spital. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në vendngjarje”, thuhet në postim, përcjell rtv21.tv
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Zaporizhzhia, Anatoly Kurtev, tha në një postim në Telegram se tetë persona ishin shtruar në spital.
Zaporizhzhia është një nga rajonet e Ukrainës që Rusia pretendon se e ka aneksuar – në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe protestat e qeverive perëndimore./21Media

Back to top button