Dy gropa masive në mes të rrugës, zhduken dy persona

Përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë për një nënë dhe vajzë që u zhdukën kur automjeti i tyre u gëlltit nga një gropë masive në Guatemalë.

Babai i vajzës u shpëtua të dielën nga gropa në Villa Nueva, në jugperëndim të kryeqytetit, së bashku me tre persona të tjerë. Gropa u hap në mes të rrugës kryesore të qytetit.

Sasitë e shumta të shiut gjatë sezonit të shirave kanë çuar në rrëshqitje të dheut dhe shembje të rrugëve, transmeton rtv21.tv.

Videoja e shpërndarë në internet tregonte trafikun tjetër që kalonte në të dy anët e gropës në rrugë të errëta të lagura nga shiu përpara se automjeti blu të binte në vrimë./21Media

Back to top button