Dy kryeministra evropianë sot e nesër në Kosovë dhe Serbi

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe homologu i tij i Luksemburgut, Xavier Bettel, do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë sot dhe nesër.

Rutte dhe Bettel fillimisht të hënën do të qëndrojnë në Beograd, ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Një ditë më vonë do të qëndrojnë në Prishtinë dhe do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Në kuadër të një vizite pune, kryeministri, ministri i Shtetit, Xavier Bettel, së bashku me homologun e tij holandez Mark Rutte do të udhëtojnë në Republikën e Serbisë dhe Kosovën më 3 dhe 4 korrik 2023. Në rend dite do të ketë takime me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq në ditën e parë dhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ditën e dytë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Luksemburgut./21Media

Back to top button