Dy lëmoshëkërkues dënohen me nga 500 euro gjobë

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona sot, në kuadër të aksionit për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Tek të ndaluarit M.S. (F/SH) e moshës 48 vjeçare dhe H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar, janë gjetur një sasi e parave dhe ndaj tyre u janë shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje.
Policia ka publikuar fletëparaqitjet për kundërvajtje, duke bërë të ditur se lëmoshë kërkuesit janë dënuar me nga një gjobë prej 500 euro.
Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë që u janë gjetur lëmoshë kërkuesve janë konfiskuar përkohësisht, deri në vendimin tjetër.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

 

Back to top button