Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy malazezë hynë në Kosovë ilegalisht, njëri arrestohet e tjetri ikë

Një automjet me targa zvicerane është ndaluar në Bjeshkën e Shtedimit në Pejë dje më 25 tetor, në të ishin dy shtetas malazezë, të cilët në Kosovë kishin hyrë përmes rrugëve ilegale.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar tri thika, një brisk, një sëpatë, një këllëf i zbrazët si dhe një peshore.

Njëri nga të dyshuarit ka arrit të ikë nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button