Dy maqedonas ndalohen në kufi nga policia

Policia e Kosovës, sot gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin ka hasur në dy persona shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohen se tentuan të kalojnë kufirn me  dokumente të falsifikuara, respektivisht çertifkata të falsifikuara të vaksinimit COVID-19.
Lidhur me rastet është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij rastet iniciohen si ‘falsifikim i dokumentit’ për të vazhduar trajtimin e rasteve në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button