Dy mënyrat me të cilat bëhet diagnostikimi i fëmijëve me autizëm

 

Në programin e mëngjesit, “Për ditë të mbarë”, psikologu, Enver Çesko, ka treguar për mënyrat me anë të të cilave bëhet diagnostikimi i fëmijëve me autizëm.

Për të zbuluar nësë fëmija është autik, të aplikueshme janë dy lloje të testeve, të cilat janë të ndara dhe përdoren në Kosovë, në QKUK, kryesisht në departamentin për psikiatri të fëmijëve, por edhe në sektore private.

Njëra nga testet që mund të përdoret, sipas Çeskos është testi M-CHAT dhe aplikohet te fëmijët e moshës 0-18 muajsh, ku kryesisht është një listë e modifikuar me simptoma që shfaqen të fëmijët e kësaj moshe. Testi tjetër u bëhet fëmijëve nga 18 muajsh deri në 5 vjeç, ku sipas psikologut deri në këtë moshë jepen shenjat e para.

Për të ditur nëse fëmija është autik, diku rreth moshës 5 vjeçare, shfaqen një numër i konsiderueshëm i shenjave, pas të cilave mund të konstatohet për një diagnozë, pas asaj të shkohet në trajtime të ndryshme.

Ai tutje tha se para përdorimit të këtyre testeve, si fillim bëhet skriningu i përgjithshem. Skriningu nënkupton, kur së pari merren të dhënat rreth fëmijës, nga prindi apo kujdestari.

Ndër pyetjet e para që u parashtrohen prindërve për fëmijet janë se cilat kanë qenë shenjat e para që fëmijët i kanë shfaqur./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button