Dy metoda për të hequr qafe aknet dhe shenjat e tyre

Statistikat kanë treguar se 95% e të gjithë njerëzve në planetin tonë vuajnë apo kanë vuajtur nga aknet në një moment të jetës së tyre.
Aknet mund të shkaktohen nga dhjetëra shkaqe të ndryshme, nga zakonet tuaja të të ngrënit deri te përdorimi i produkteve të gabuara për kujdesin e lëkurës. Deri më sot, askush nuk e ka zbuluar ilaçin universal për të shëruar lëkurën tuaj një herë e përgjithmonë. Megjithatë, ka disa trajtime natyrale vërtet efektive që mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë të shndritshme dhe të shëndetshme pa përdorur ndonjë ilaç kimik ose kirurgjik.
 Aknet: uthull molle
7 këshilla nga kohët e vjetra për të hequr qafe shenjat e akneve dhe papërsosmëritë e lëkurës

Uthulla e mollës përmban acid acetik dhe mikroelemente të tilla si: kalium dhe magnez. Është një agjent i fuqishëm detoksifikues me veti antibakteriale që mund t’ju ndihmojë të ndaloni problemet e akneve nëse përdorni këtë tonik, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
Merrni 1 lugë gjelle uthull molle dhe përzieni me 2-3 lugë gjelle ujë të filtruar ose të distiluar.
Aplikojeni përzierjen në lëkurën tuaj me një shtupë pambuku pas larjes.
Prisni derisa toneri të jetë tharë. Pas tij mund të përdorni produkte të tjera për kujdesin e lëkurës.
Aplikojeni tonikin dy herë në ditë ose çdo herë pas larjes së fytyrës.
Shenjat e akneve: çaji jeshil
7 këshilla nga kohët e vjetra për të hequr qafe shenjat e akneve dhe papërsosmëritë e lëkurës
Çaji jeshil përmban fenole që kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe ofrojnë përfitime në trajtimin e indeve të mbresë. Kjo përbërje do t’ju ndihmojë të hiqni qafe shenjat e akneve:
Vendosni 2 qese çaji ose 2 lugë çaji me gjethe në një tas.
Zieni 500 ml ujë dhe hidheni sipër çajit në tas.
Kur çaji të vlojë, hiqni qeskat e çajit ose gjethet e çajit.
Merrni një leckë të butë dhe të pastër dhe vendoseni në tas dhe lëreni lëngun të ngopë leckën.
Vendoseni leckën e lagur në fytyrë dhe lëreni për 5-10 minuta.
Përbërjen mund ta aplikoni disa herë në ditë./21Media
Back to top button