Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy miqësore për Kosovën U21 në qershor

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar programin e dy ndeshjeve miqësore të Kombëtares U21, të cilat do të zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Dardanët U21 do të zbresin në fushë fillimisht më 3 qershor, ku do të përballen me Turqinë U21 në një test të rëndësishëm jashtë fushe. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Umraniye Belediyesi Sehir”, në Turqi, me fillim nga ora 19:00, koha lokale në Kosovë.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më vonë, më 6 qershor 2026, Kosova U21 do të luajë edhe një tjetër miqësore, kësaj radhe në shtëpi, kundër Luksemburgut U21, përballje kjo e cila zhvillohet në kampin nacional të FFK-së në Hajvali, nga ora 17:00.

Këto dy përballje vlerësohen si pjesë e rëndësishme e procesit të testimit të skuadrës, me qëllim testimin e formës së lojtarëve dhe ndërtimin e një grupi sa ma konkurrues për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button