Dy orë e gjysmë bisedimesh brenda Downing Street – çfarë dimë deri më tani

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime në Downing Street me kryeministrin Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Udhëheqësit diskutuan planin e fundit të paqes në Ukrainë, të hartuar gjatë bisedimeve midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Florida javën e kaluar.

Bisedimet kanë përfunduar.

Në komentet e shkurtra para bisedimeve, Starmer thotë se “ne qëndrojmë me Ukrainën” , ndërsa Zelensky thotë se “duhet të marrim disa vendime të rëndësishme”.

Të dielën në mbrëmje, Donald Trump pretendoi se negociatorët e Zelensky-t “e pëlqejnë” planin e fundit.

Por ai shtoi: “Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin , që ishte vetëm disa orë më parë.”

Duket sikur Evropa dhe SHBA-të nuk ndajnë më të njëjtën pikëpamje botërore./21Media

Back to top button