Dy persona arrestohen në Mitrovicë, kanosën zyrtarët policor
Dy persona janë arrestuar të shtunën në Mitrovicë të Jugut, të njëjtët kanë kanosur zyrtarë policor gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
“Mitrovicë Jugu 24.05.2025-16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe kanosur zyrtaret policor në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /21Media