Dy persona bëhen për spital shkaku i një parkingu

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu janë rrahur mes veti dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Sipas raportit ditor të Policisë, tre të dyshuarit pasi intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button