Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2 mijë e 314 gjoba trafiku
Ditën e djeshme në Kosovë ka qenë moti me borë dhe acar. Ky mot ka ndikuar që të ketë shtim të rasteve të aksidenteve përfshirë edhe dy të aksidente me fatalitet dhe shqiptim të tiketave të trafikut për kundërvajtësit të cilët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 2 aksidente me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.
Tek 2 aksidentet me fatalitet bëhet fjalë për dy persona që kanë ndërruar jetë në spital, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku që kishin ndodhur gjatë dy javëve të fundit.
Përmes raportit ditor të saj, Policia e Kosovës ka njoftuar se në të njëjtën periudhë janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 314 tiketa trafiku.
Kurse në aspektin e sigurisë janë arrestuar 14 persona, ndërsa 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje./21Media