Dy persona ia mësyejnë aeroportit me pasaporta fals
Dje rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë prezantuar pasaporta fals.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportë të një shteti shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në rastin tjetër është arrestuar një grua në të njëjtën kohë për të njëjtën arsye.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportë të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet tutje në raport.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media