Dy persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në një lokal në Prishtinë

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një lokal në Prishtinë, nga kjo bombolë kanë pësuar lëndime dy persona.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ky rast sipas Ahmetit ka ndodhur rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në kryqytet.

Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në nformacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, bënë të ditur Ahmeti për portalin rtv21.tv /21Media

Back to top button