Dy persona lëndohen nga një aksident mes dy veturave në Skenderaj

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 13:30 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj. Ne aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar dy persona”, tha Zahiti. /21Media

Back to top button