Dy persona ndalohen gjatë manifestimit në tyrben ”Pulë” në Babaj Bokës

Dy persona janë ndaluar sot, sepse gjatë një manifestimi tradicional në tyrben ”Pulë” në fshatin Babaj Bokës, kanë qenë duke shpërndarë material propagandues me citate kuranore, duke shfaqur mos pajtim me festën, e cila ishte duke u zhvilluar.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka informuar se personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacion policor në Gjakovë.
Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit, janë ndaluar në dhomat e ndaljes për 48 orë./21Media

Back to top button