Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dy persona të lënduar nga mjeti shpërthyes në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë rreth orës 20:15, nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.

Sipas njoftimit, njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs dhe aty kanë kuptuar se nga shpёrthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore dhe tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё.

”Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё, nёntёdhjetё fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: ‘Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve’”, thuhet në njoftim.

Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime në Pejё./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button