Dy persona të lënduar nga vetaksidenti në Gjilan

Një vetë aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Nga ky vetë aksident sipas Osmanit kanë pësuar lëndime të lehta dy persona, të cilët janë u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Sipas tij ky vetë aksident ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësinë të lëvizjes me kushtet e rrugës.
“Me datën 29.01.2025 rreth orës 08:11 kemi pranuar informacion për një vetë aksident trafiku ne aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Parallove. Dyshohet se deri te vetë aksidenti të ketë ardhur kur vozitësi i automjetit nuk ka përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës duke përfunduar jashtë rrugës i rrokullisur. Si pasojë përpos dëmeve materiale lëndime të lehta trupore kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer, të cilët janë duke pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente ne Spitalin Rajonal të Gjilanit”, tha Osmani. /21Media