Dy persona u lënduan si pasojë e një vetaksidenti

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ka treguar se një veturë ka përfunduar në një lokal.
“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadanii” në Prishtinë Nga informatat e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkatuar edhe në një lokal skaj rrugës”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident./21Media

Back to top button