Dy raste të dhunimit në Kosovë brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën për dy raste të dhunimit në Kosovë brenda 24-orësh.

Sipas raportit, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku policia në bashkëpunim me prokurorinë është duke bërë hetime.

“Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në Pejë, me ç’rast është arrestuar një burrë si i dyshuar.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Back to top button