Dy raste të koronavirusit të konfirmuara në Angli

Përveç Kinës, virusi është përhapur edhe në 18 vende të tjera

Dy persona nga e njëjta familje kanë dalë pozitivë me  koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar shefi mjekësor për Anglinë.

Pacientët ishin duke qëndruar në një hotel në Yorkshire të Anglisë, para se të dërgoheshin natën në një qendër të specializuar në Newcastle.

Të paktën 213 njerëz në Kinë kanë vdekur nga virusi, me gati 10 mijë raste të konfirmuara në shkallë vendi.

Ka pasur 98 raste në 18 vende të tjera, transmeton 21Media.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli emergjencë koronavirusin. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se arsyeja kryesore për këtë deklaratë nuk është që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet tjera. Shqetësimi është se ky virus mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore./21Media

Back to top button