Dy raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i infektuar me Covid-19, ndërsa janë infektuar edhe dy raste të reja.
“Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.”, ka informuar MSh.
Në total numri i rasteve aktive është 322./21Media
