Është shënuar numri më i ulët të rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 168 teste dhe janë konfirmuar pozitiv dy persona, në Qarkun Durrës.

Të shëruar – Në 24 orë janë shëruar 12 pacientë dhe tashmë janë rikuperuar 77% e të gjitha rasteve.

Në spital – Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. 

Raste aktive – Aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Testime – Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë. 

COVID-19 – Statistika (18 Maj 2020)

Testime totale                         12722

Raste pozitive                             948

Raste të shëruara                        727

Raste Aktive                                190

Humbje jete                                  31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           69

Krujë             44

Durrës          31

Shkodër       15

Kamëz          12

Berat             10

Fier                 4

Elbasan          2  

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsyeje, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte./oranews