Dy raste të reja me Covid-19

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë shënuar vetëm dy raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar 14 qytetarë.
“Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241. Në total numri i rasteve aktive është 162.”, është bërë e ditur në njoftim.
Siç ka informuar ministria, në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës./21Media
May be an image of text that says '***** Ministria Shändetésise Ministarstv vaZ Ministry ofHealth COVID19 BASHKE IA DALIM! E HëNë 21.06.2021 Të vaksinuar brenda 24 orëve Të vaksinuar me dozën e dytë 19.518 518 Të vaksinuar gjithsej nẽ Kosovë E HëNE 134.391 21.06.2021 Numri testimeve 1.328 Raste pozitive 2 Të shëruar 14 Rastet e vdekjes o Rastet aktive 162'

Back to top button