Dy raste të vdekjes në Prishtinë, Policia nis hetimet

Po heton dy raste të vdekjeve në Prishtinë.
Policia njofton se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë / 13.01.2025-11:36. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar.”
Në rastin e dytë një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 13.01.2025, 23:40. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.