Dy raste të vdekjeve brenda 24-orëve, njëri u gjet në rrugë

Është raportuar për dy viktima në dy raste të ndara gjatë 24-orëve të fundit.

Në Prizren një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tefik Çanga” teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdes në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në rastin e dytë, një burrë në fshatin Zebnicë në Novobërdë është raportuar nga Spitali i Gjilanit se është dërguar pa shenja jete. Vdekja e viktimës është konstatuar nga spitali teksa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)./21Media

Back to top button