Dy revole, një pushkë ajrore dhe municion i sekuestrohen nga Policia të arrestuarit në Junik

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi e kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur armë dhe municon, të cilat i janë sekuestruar.

Armët dhe municoni të cilat i janë gjetur të dyshuarit nga Policia janë – dy revole, një pushkë ajrore, një hark me gjashtë shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Junik, më 08.05.2024, rreth orës 16:27.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka sekuestruar edhe prova tjera të të dyshuarit, në bazë të deklarimit të tij në intervistim.

“I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja” – njofton Policia, më 09.05.2024./kallxo

 

Back to top button