Dy shoferë mbetën pa patentë shoferë
Sot dy shoferë u dënuan me nga 300 euro, me nga 3 pikë negative dhe me nga 6 muaj heqje e patent shoferit për tejkalim shpejtësie në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.
Sipas Policisë shoferët zhvilluan shpejtësi 90km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.
“Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve : B.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar dhe shoferit tjetër me inicialet M.K (F/K) e moshës 39 vjeçare u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes./21Media
