Dy shpërthime në Jerusalem, 1 viktimë e 14 të lënduar

Dy shpërthime tronditën mëngjesin e sotëm Jerusalemin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 14 të tjerë.
Sipas policisë izraelite, shpërthimi i parë ndodhi në një stacion autobusi pranë hyrjes së Jerusalemit në orën 07:06 të mëngjesit.
Sipas njoftimit nga autoritetet, viktima e është 16 vjeç.
Sipas transmetuesit publik në Jerusalem, Kan, i dyshuari ka nënshtetësi kanadeze.
Ambasada e Kanadasë në Tel Aviv ka mohuar se i dyshuari është shtetas kanadez dhe ka dënuar fuqishëm sulmet e mëngjesit të sotëm./21Media

Back to top button