Dy super sfida në xhiron e fundit të Ligës Unike te femrat

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike të femrave, apo e fundit për garat e rregullta, ku do të përcaktohet renditja përfundimtare dhe gjysmëfinalet e “Play-off”-it.
Takimi i parë është ndërmjet skuadrave tiranase, Tirana dhe Partizanit. Tirana numëron nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara, kurse vashat e Partizanit kanë dy fitore e shtatë humbje.
Pasi u përballën në Superligën e Kosovës, Bashkimi dhe Penza, kësaj radhe sfidohen në Ligën Unike. Prizrenaset kanë pesë fitore e katër humbje, ndërsa pejanet shtatë fitore e dy humbje, prandaj pritet një ndeshje shumë interesante dhe rivalizuese.
Të enjten zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiro dhe e fundit për garat e rregullta mes Prishtinës dhe Flamurtarit. Vashat prishtinase kanë gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa skuadra nga Vlora ka shtatë fitore e dy humbje.
Liga Unike e Femrave – Java 10
E mërkurë
18:00 Tirana – Partizani
19:00 Bashkimi – Penza
E enjte
19:30 Prishtina – Flamurtari./21Media

 

Back to top button