Dy të arrestuar për dhunimin e një vajze në Vushtrri

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë dhunuar një femër kosovare. Viktima pas rastit është dërguar për tretman mjekësor.

“Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga organet kompetente, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.

Back to top button