Dy të arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë aksionit të Speciales në “Pallatin e Rinisë”

(Lajm i përditësuar)


Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i tyre është bërë në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë., kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike ‘Pallati i Rinisë’. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për  kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, ka thënë Kozmaqi.


Bordi i Pallatit të Rinisë: Po bashkëpunojmë me krimet ekonomike për hetim

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një aksion në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet, ku deri tani në pranga kanë përfunduar dy zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje.

Të arrestuarit dyshohet për keqpërdorime në këtë ndërmarrje.

E lidhur me këtë ka reaguar bordi i “Pallatit të rinisë“. Në reagimin e tyre thuhet se janë duke bashkëpunuar me autoritete përkatëse.

“Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë qasje të plotë në Pallat, si dhe kemi hapur të gjitha të dhënat tona sipas kërkesave të tyre. Qasja jonë e plotë dhe e hapur ndaj procesit hetimor do të vazhdojë, me qëllim lehtësimin e hetimit dhe ndriçimin e çdo aspekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.


Aksion i Prokurorisë Speciale në Ndërmarrjen “Pallati i Rinisë”

Mëngjesin e sotëm njësitet speciale të Policisë zbarkuan në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” pas një urdhëri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dyshimet për keqpërdorim janë arsyet pse një person tashmë është vënë në pranga.Kallxo.com ka parë se brenda hapësirave nga ku doli i dyshuari i prangosur janë edhe disa hetues policor.

Dy vetura të policisë janë vendosur nga hyrja kryesore e Pallatit, ndërsa i arrestuari me pranga u fut në një makinë e më pas u transportua për në stacion policor për intervistim.

Brenda hapësirave nga ku i nxor i prangosuri po vazhdojnë të mbesin edhe disa hetues policor.

 

Back to top button