Dy të arrestuar për vrasjen e 33 vjeçarit në Ferizaj
33 vjeçari mbrëmë u gjetë i pajetë
Prokuroria Themelore në Ferizaj sot njoftoi se ndaloi në kohëzgjatje prej 48 orësh, 2 persona të dyshuar për vrasjen e 33 vjeçarit në Ferizaj.
Sipas Prokurorisë, një person u ndalua nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa personi tjetër u ndalua për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” .