Dy të arrestuar, rrëmbyen e rrahën një person shkaku i borxhit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mamushë të shtunën nën dyshimin se ata e kanë rrëmbyer dhe sulmuar fizikisht një person.

Borxhi dyshohet se ishte shkaku i sulmit.

“Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button