​Dy të lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete sonte në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

“Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një motoçikletë dhe në veturë. Lëndime trupore kanë pësuar dy persona që ishin në motoçikletë”, tha ai.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë Policia e Kosovës dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme.

Back to top button