Dy të lënduar në një aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc

 Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes trenit dhe një veture në fshatin Grabovc.

Lajmin për portalin rtv21. tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15.

“Rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar . Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button