Dy të lënduar në një aksident në Veternik
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditës e sotme në Veternik të Prishtinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona(ngasësi dhe pasagjeri që ishin në automjet). Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /21Media