Dy të lënduar në një aksident trafiku në Lapnasellë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 11:30 në Lapnasellë, ku si pasojë dy persona(këmbësor) kanë pësuar lëndime trupore.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe dy këmbësorëve.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, vozitësit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button