Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të premtën rreth orës 14:30 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (këmbësoret). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.”, tha Ahmeti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?