Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë nga rajoni i Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, bënë të ditur Ahmeti.

Ndërkaq me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut. /21Media

Back to top button