Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në njërën prej veturave është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe pesë fishekë.

“Sot rreth orës 03:00 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Zyratrët nga njësiti i trafikut, në njërën nga veturat e aksidentuara, kanë gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe pesë fishekë. Lidhur me këtë në stacionin policor Qendra, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që procedurat policore ndaj personit të dyshuar do të kryhen pasi i njëjti të përfundoj trajtimin mjekësor”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button