Dy të lënduar nga dy aksidente që ndodhën në rrugën Kllokot – Viti

Në aksin rrugor Kllokot – Viti kanë ndodhur dy aksidente të ndryshme, në të cilat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dy persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se nga të dyja aksidentet kanë pësuar lëndime të lehta dy persona të cilët janë dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Me datën 01.04.2025 rreth orës 19:50 në aksin rrugor Viti-Kllokot kanë ndodhur dy aksidente të trafikut në dy lokacione të ndara, në të cilët aksidente kanë qenë të përfshira nga dy automjete me targa civile. Përpos dëmeve materiale nga të dyja aksidentet lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal të Gjilanit për tretman mjekësorë.
Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e rasteve”, tha Osmani. /21Media

Back to top button